![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/20200930_234008.jpg)
Bayerni fiton edhe Superkupën e Gjermanisë
30 shtator 2020
| 23:20
Bayern Munich ka fituar trofeun e radhës.
Pas Tripelete-s të sezonit të kaluar dhe Superkupës së Europës, bavarezët kanë siguruar mbrëmjen e sotme edhe Superkupën e Gjermanisë.
Ka qenë një fitore e vuajtur për kampionët e Gjermanisë, të cilët dukej se do të merrnin një fitore të lehtë pas avantazhit të dyfishtë të siguruar në 32 minutat e para të ndeshjes me Tolisso (18′) dhe Muller (32′).
Një avantazh që është humbur pas golave të Brandt (39′) dhe Haaland (55′).
Kur dukej se koha e rregullt do të mbyllej në barazim, Joshua Kimmich (82′) ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm dhe i ka dhuruar trofeun Bayernit.