Bayerni fiton me përmbysje

20 shkurt 2022 | 17:28

Bayern Munchen është rikthyer te fitoret, pas dy ndeshjeve pa e shijuar atë. “Bavarezët” triumfuan me përmbysje 4-1 ndaj Greuther Furth, në kuadër të javës së 23-të në Bundesligë.

Por, ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” nuk nisi mirë për vendasit. Ata u gjenden në disavantazh pas pjesës së parë, kur Hrgota realizoi në minutën e 43-të.

Por, pjesa e dytë ishte pasqyrë tjetër. Fillimisht Robert Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 47-të, para se Griesbeck të shënonte autogola dhe t’ia jepte epërsinë Bayernit. Në minutën e 82-të, Lewandowski shënoi golin e dytë personal sonte dhe të tretin për vendasit.

Krejt në fund në minutat shtesë, Choupo-Moting shënoi për 4-1. Me këtë fitore, Bayerni shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e parë, kurse Greuther Furth mbetet i fundit me 13 pikë gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e…