Bayerni fiton miqësoren ndaj Milanit
24 korrik 2019
| 11:34
Bayern Munchen ka mposhtur në ndeshjen miqësore skuadrën e Milanit (1-0).
“Bavarezët” iu falen golit të shënuar nga Goretzka në minutat shtesë të pjesës së parë. Milan ishte i pafuqishëm përpara portierëve të Bayern të cilët nuk arritën t’i ndëshkonin në asnjë moment edhe pse rastet ishin të shumta.
Kjo ndeshje e parë për Milanin ngre disa pikëpyetje sidomos në repartin e sulmit, ku gjatë merkatos ndoshta duhet afruar ndonjë emër i madh. Ndërsa e kundërta duket me Bayernin. “Bavarezët” në tre ndeshje të luajtura kanë fituar dy duke treguar stabilitet ku edhe blerjet e reja bënë paraqitje të mira.