Bayerni fiton ndaj Hoffenheimit
12 janar 2024
| 22:41
Bayern Munichi e ka nisur me fitore vitin në Bundesligë, për të mbajtur kështu hapin me liderin, Bayer Leverkusen.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel regjistroi fitore bindëse sonte ndaj Hoffenheim, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 3:0.
Jamal Musiala (18′, 70′) dhe Harry Kane (90+1′) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.
Vlen të theksohet se skuadra mysafire luajti me një futbollist më pak nga minuta e 74-t, kur nga loja u përjashtua Grischa Promel pas kartonit të dytë të verdhë.
Bayerni pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me një pikë më pak se Bayer Leverkuseni.
Hoffenheimi renditet i shtati me 24 pikë të grumbulluara.