Bayerni, gati 100 milionë euro për Araujon
26 mars 2024
| 15:40
Bayern Munchen është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për Ronald Araujo.
“Bavarezët” kanë identifikuar mbrojtësin e Barcelonës si përforcimin ideal për prapavijën e vitit të ardhshëm. Gazeta spanjolle “Marca” ka shpjeguar detajet e operacionit të mundshëm që do ta çonte uruguaianin të luante në “Allianz Arena”.
Bayerni tashmë ka kontaktuar Barcelonën në javët e fundit, duke i vënë në dijeni kështu katalanasit për dëshirën e tyre për të transferuar lojtarin verën e ardhshme. Për të bindur Blaugranët të heqin dorë nga shërbimet e tij, gjigantët gjerman janë gati të paguajnë 100 milionë euro.