Bayerni, gati të zgjasë kontratat me dy futbollistë
08 mars 2023
| 11:31
Bayern Munchen është duke punuar që t’i finalizojë dy zgjatje të kontratave me futbollistët e ekipit, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Lucas Hernandez është afër që ta zgjasë periudhën e qëndrimit tek gjiganti gjerman, pasi kontrata aktuale është valide vetëm edhe për një sezon tjetër.
Përveç mbrojtësit 27-vjeçar, Bayerni ka synim që të arrijë një marrëveshje të re afatgjate me Jamal Musiala.