Bayerni, gati t’i mbushë arkat nga sponsori kryesor
Bayern Munchen ka bërë me dije se ka arritur një marrëveshje të re me sponsorin e saj kryesor “Deutsche Telekom” deri në vitin 2027.
Sipas medieve gjermane, në bazë të marrëveshjes së re, “Deutsche Telekom” do t’u paguajë plot 50 milionë euro në sezon gjigantëve të Munchenit. Mediet gjermane kanë bërë me dije se në bazë të kësaj marrëveshjeje të re, Bayerni do të përfitojë 5 milionë euro më shumë në sezon.
“Deutsche Telekom” është një partner afatgjatë me Bayern Munchenin, teksa marrëveshja e parë daton që në vitin 2002 dhe marrëveshja mes palëve është rinovuar tri herë gjatë kësaj periudhe.
Përtej milionave të siguruara nga kjo kompani, përfitime pritet të kenë edhe tifozët “bavarezë”. Nga vetë kompania e telekomunikacionit bëjnë me dije se përvoja 20-vjeçare e bashkëpunimit mes tyre dhe Bayernit ka qenë vendimtare për rinovimin e marrëveshjes.