
Bayerni heq dorë nga Martiali
04 maj 2018
| 10:56
Bayern Muncheni është tërhequr nga gara për yllin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, i cili në verë pritet të largohet nga “Old Trafford”.
Mediet gjermane kanë bërë me dije se klubi “bavarez” nuk është i interesuar për sulmuesin e Francës. Megjithatë, Martialin e pëlqejnë Barcelona e Atletico Madridi nga La Liga dhe Juventusi nga Seria A.