Bayerni heq dorë nga Rabioti
15 shkurt 2019
| 11:21
Bayern Munchen ka hequr përfundimisht dorë nga transferimi i mesfushorit, Adrien Rabiot.
Lojtari mbetet i lirë nga PSG-ja në fund të këtij sezoni dhe shumë ekipe i janë vënë pas transferimit të tij, i cili kërkon një pagë të majme. Barcelona është një nga ato ekipe që flitet se ka arritur një akord, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Sipas “Kicker”, edhe Bayerni e kërkoi lojtarin, por rroga e tij i është dukur e lartë dhe menjëherë është hequr dorë. Flitet se Rabiot kërkon një shumë rreth 10 milionë eurosh në sezon, duke parë se ai ikën me parametra zero nga klubi francez.