Bayerni i kënaqur me Kompanyn
Presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer në një intervistë për mediat ka folur për situatën aktuale të ekipit nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany: “Skuadra jonë po na jep gëzim të madh dhe Vincent Kompany po bën një punë të shkëlqyer. Ne kemi luajtur një futboll emocionues që nga fillimi i sezonit dhe i kemi fituar të gjitha pesë ndeshjet e fundit pa pësuar gol. Kjo tregon se Vincent po zhvillon vazhdimisht ekipin tonë”.
Në Bundesligë jemi në krye të renditjes pas 10 ndeshjeve, pesë pikë përpara vendit të dytë. Në Ligën e Kampionëve jemi në rrugën e duhur pas fitores 1-0 ndaj Benficës dhe po ashtu edhe në Kupë. Le të shpresojmë që gjërat të vazhdojnë kështu pas pushimit ndërkombëtar”, ka shtuar Hainer.
Ai ka vlerësuar edhe punën e stafit drejtues, që kanë krijuar një ekip pretendent.
“Ne kemi besim se Jan-Christian Dreesen është personi i duhur për të përballuar sfidat përpara së bashku me kolegët e tij të bordit, për të arritur qëllimet ambicioze të Bayernit”, ka deklaruar presidenti Hainer.