Bayerni i pandalshëm
27 janar 2018
| 17:49
Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Hoffenheimit, 5-2.
Mysafirët e nisën më mirë takimin duke krijuar epërsi prej dy golave përmes Uth, që shënoi në minutën e tretë, dhe Gnabryt që realizoi në minutën e 12, raporton Koha.net.
Megjithatë vendasit arritën të përmbysin gjithçka në vazhdim të takimit duke shënuar pesë herë.
Lewandowski, Boateng, Coman, Vidal e Wagner shënuan për bavarezët, që vazhdojnë formën e lartë në Bundesligë.
Bayerni në krye të tabelës tani ka 50 pikë, 16 më shumë se ndjekësi i parë Schalke. Kurse Hoffenheimi ka 27 pikë në vendin e nëntë.