Bayerni interesohet për Dembelen

15 maj 2022 | 16:25

Bayern Munich ka shtuar yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele në listën e objektivave të transferimeve të verës, raporton Sky Sports.

Sulmuesit i skadon kontrata muajin e ardhshëm, edhe pse ai ende mund të nënshkruajë një vazhdim të saj, duke bërë të qëndrojë në Camp Nou pas një përfundimi të suksesshëm të sezonit.

Tashmë është e qartë se “bavarezët” nuk po mund ta ndalojnë për të qëndruar ende Robert Lewandowskin.

Kampionët e Bundesligës duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri – dikë që mund të bëjë diferencën në sulm. Raportimet e mëhershme kanë theksuar se gjermanët kanë në objektiv edhe Sadio Mane të Liverpoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut në alarm nga pandemia koronavirus. Vendi komunist…