Bayerni interesohet për Deniz Undav

17 tetor 2024 | 12:40

Bayern Munchen është prej kohësh në kërkim të një përforcimi të nivelit të lartë për të mbështetur Harry Kane në sulm. Ndër emrat e konsideruar, spikat ai i Deniz Undav, sulmuesi 28-vjeçar që po paraqitet mirë në Bundelsiga me skuadrën e Shtuttgart. Paraqitjet e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e klubit bavarez, i cili po mendon një transferim të mundshëm.

Madje që në merkaton e janarit. Lojtari ka një kontratë me Shtuttgart deri në qershor të vitit 2027. Kjo e bën të ndërlikuar çdo negociatë, duke marrë parasysh edhe fillimin e mirë të sezonit të klubit gjerman (lojtari ka realizuar 6 gola në 10 ndeshje në total deri më tani).

Megjithatë, Bayerni mund të vendosë të bëjë një ofertë në muajt e ardhshëm. Blerja e Undav mund të përfaqësojë një përforcim të rëndësishëm për Bayernin, i cili duhet të forcojë sulmin. Skuadra ka mjaft probleme kur nuk është Harry Kane, që kohët e fundit ka munguar për shkak të një problemi fizik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba është gati që të rikthehet në fushën e…