Bayerni interesohet për Mourinhon
29 mars 2019
| 15:43
Bayern Munchen është duke bërë transferime për edicionin e ri, por edhe trajneri Niko Kovaq mund të largohet pas përfundimit të kampionatit.
“Footmercato” raporton se drejtuesit e Bayernit janë duke planifikuar për angazhimin e trajnerit, Jose Mourinho.
Rezultatet e gjigantit gjerman në këtë edicion nuk ka qenë aq pozitive, kurse eliminimi nga Liga e Kampionëve e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e kroatit, Niko Kovaq.
/Epoka e re/