Bayerni interesohet për Sonin
01 prill 2021
| 20:53
Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Son Heung-Min, mund të largohet nga londinezët në fund të sezonit.
Koreano-jugorit i është ofruar nga drejtuesit e klubit një kontratë e re pesëvjeçare, ku ai do të përfitojë plot 200 mijë sterlina në javë.
Son kërkon të provojë një aventurë të re. Sipas raportimit të “Football Insider”, të gjithë situatën e yllit të Premierë Ligës po e monitoron me kujdes Bayern Munchen.
“Bavarezët” e pëlqejnë Sonin si lojtar dhe shikojnë tek ai një përforcim shumë të mirë për ekipin. Kujtojmë që 28-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2023 dhe kushdo që e kërkon duhet të paguajë klauzolën e tij që është plot 85 milionë euro.
Gjithçka mbetet për t’u parë gjatë merkatos së verës, por në fund do të jetë Son që do të vendosë.