Bayerni ka gati 50 milionë euro për Manen
27 maj 2022
| 16:39
Bayern Muncheni duket se është gati të negociojë me sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, i cili pritet të largohet nga skuadra e Jurgen Kloppit këtë sezon.
Interesi për të është i madh, me kampionët e Gjermanisë, por edhe me PSG-në që kërkojnë të kenë shërbimet e senegalezit. Siç bëjnë me dije në Gjermani, Bayerni është gati të ofrojë një shumë jo më të lartë se 50 milionë euro.
Gjithsesi Mane ka deklaruar se të ardhmen e tij do ta bëjë të ditur pas finales së Ligës së Kampionëve përballë Realit të Madridit.