Bayerni kërcënon Gjermaninë: Neueri është i paprekshëm

25 shtator 2019 | 17:22

Në debatin se kush duhet të jetë portieri i parë i Kombëtares së Gjermanisë, presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka kërcënuar ta dëmtojë “imazhin sportiv” edhe me një bojkot ndaj ekipit të DFB.

Kur u pyet nëse situata midis Manuel Neuerit dhe Marc-Andre ter Stegen i kujton atij edhe rastin e vitit 2006 mes Lehmann dhe Oliver Kahn, Hoeness u përgjigj: “Jo. Por ne kurrë nuk do të pranojmë që të ketë një ndryshim. Nëse kjo ndodhë, ne nuk do t’i dërgojmë lojtarët e Bayernit në ekipin kombëtar. Ter Stegen është portier i mirë, por më i mirë dhe më me përvojë është Neueri”, ka thënë Hoenessi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…