Bayerni konfirmon Kovaqin edhe për sezonin tjetër

26 maj 2019 | 15:48

Pas suksesit të Bayern Munchen në finale të Kupës së Gjermanisë, drejtuesit e klubit bavarez konfirmojnë në detyrë trajnerin Niko Kovaq.

Presidenti i kampionëve të saposhpallur në Bundesligë, Karl-Heinz Rummenigge, tregoi mbështetje të plotë për trajnerin kroat.

“Sigurisht që Niko do të mbetet trajneri ynë, kjo nuk është vënë asnjëherë në diskutim. Ne kurrë nuk kemi kërkuar për trajner të ri. Në fund të fundit, për Bayernin kanë rëndësi trofetë dhe tekniku luan rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave”, ka thënë Rummenigge.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dikur ishte ndërmarrja më profitabile në vend e sot thuhet…