Bayerni mbetet në majë, bien Juve dhe Barça
Bayern Munchen mbetet edhe për vitin 2021 klubi që kryeson renditjen e UEFA-s. Bavarezët ruajtën vendin e parë sa i përket renditjes bazuar te koeficienti 5-vjeçar, me 133 pikë.
Në vend të dytë, duke ngjitur 4 pozicione, vjen Manchester City, me 124 pikë, që këtë vit kryeson bindshëm Premier League dhe ka si objektiv sërish finalen e Champions League 2022, pas asaj të humbur këtë vit kundër Chelseat.
Në vend të tretë renditet Liverpool, duke ngjitur 7 vende, me 122 pikë, ndjekur nga Chelsea me 116 pikë. Real Madrid dhe Paris SG ndajnë vendin e pestë, ndërsa Barcelona e Juventus kanë humbur 5 pozicione, për shkak edhe të formës së dobët të treguar përgjatë gjysmës së dytë të vitit, duke zbritur respektivisht në vend të shtatë e të tetë.
Manchester United dhe Atletico Madrid, mbyllin dhjetëshen e klubeve më të mirë, me 104 dhe 100 pikë respektivisht.