Bayerni mbledh gjithë trofetë
Bayern Munchen ka shkëlqyer gjatë vitit 2020, duke i mbledhur të gjithë titujt e mundshëm. Klubi gjerman fillimisht bëri ndryshim në krye të shtabit teknik, ku në vend të Niko Kovaqit e angazhoi Hansi Flickun, i cili e shndërroi Bayernin në një klub të papërballueshëm.
Bayerni e fitoi Ligën e Kampionëve, pasi në finale e mposhti PSG-në me rezultat 1-0, derisa “bavarezët” e fituan edhe Bundesligën si dhe Kupën e Gjermanisë.
Në finalen e zhvilluar në “Olimpiastadion” të Berlinit, Bayerni iu imponua Bayer Leverkusenit teksa e theu me rezultatin 4-2 për ta fituar Kupën e Gjermanisë për të 20 herë në historinë e tij.
Më pas Bayerni e rrëmbeu edhe trofeun e Superkupës, pasi në finale e mposhten Borussia Dortmundin (2-3). Ndërsa në finale të Superkupës së Evropës, Bayerni e mposhti Sevillan me rezultat 2-1. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, kurse në vazhdime “bavarezët” shënuan golin e fitores.
(Epoka e re)