Bayerni mendon ta blejë përfundimisht Perisiçin

18 mars 2020 | 18:57

Futbollisti i Interit i huazuar këtë sezon te Bayern Munchen, Ivan Perisiç mund të vazhdojë karrierën te skuadra “bavareze”.

Sipas mediave “Bild” dhe “Calciomercato”, drejtuesit e klubit gjerman do të aktivizojnë në fund të sezonit opsionin e blerjes së 31-vjeçarit. Mendohet se Interi do të përfitojë 15-20 milionë euro nga shitja e nënkampionit të botës.

Kroati është aktivizuar në 22 ndeshje këtë sezon me Bayernin dhe ka shënuar 5 gola. Ai është përshtatur më së miri me skemën e trajnerit Hans Flick dhe drejtuesit e shohin si lojtar me prioritet për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës, ka deklaruar…