Bayerni mezi e eliminoi Herthën
Bayern Munchen e ka “prerë biletën” për në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pas një ndeshje tejet të luftuar ndaj Herthës së Berlinit që u mbyll me shifrat 3-2 për bavarezët.
Takimi filloi me dy gola të shpejtë. Talenti i Herthës, Mitelshtadt zhbllokoi takimin në minutën e tretë, ndërsa Gnabry u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë. Bayerni mori kontrollin e lojës dhe gjeti golin avantazhit në fillim të pjesës së dytë me anë të Gnabryt, por Hertha i barazoi sërish me anë të Selkës.
“Bavarezët” vazhduan të krijonin raste të njëpasnjëshme, por finalizimi la shumë për të dëshiruar dhe 90 minutat u mbyllën në barazim 2-2. Në minutën e 98-të një kombinacion midis Goretzkas, Lewandowskit dhe Coman, solli golin e fitores për Bayernin, me francezin Coman, i cili shtyu topin drejt portës së Herthës.