Bayerni mezi e mposhti Kolnin
22 gusht 2021
| 19:24
Kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen mezi e mposhti skuadrën e Kolnit (3-2).
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0. Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Robert Lewandowski realizoi golin e parë për Bayernin, derisa në minutën e 59-të, Serge Gnabry realizoi për 2-0.
Një minutë më vonë, Anthony Modeste e ngushtoi rezultatin në 2-1. Mysafirët nuk humben kohë dhe realizuan edhe një gol të shpejt për rezultatin 2-2, autor ishte Mark Uth. Goline fitores për Bayernin e realizoi Gnabry. Bayerni shijon fitore e parë në këtë kampionat, Kolni humbjen e parë.
/Epoka e re/