Bayerni mposhti Hoffenheimin
18 janar 2019
| 22:54
Bayern Munchen e ka nisur me fitore etapën e dytë të kampionatit gjerman.
Djemtë e Niko Kovaq mundën në “Allianz Arena” Hoffenhemin me rezultatin 3-1. Me këtë fitore, bavarezët qëndrojnë tre pikë larg kryesuesve të Borusias së Dortmundit, që nesër kanë një test tejet të vështirë në transfertë përballë Leipzingut.
Leon Gorecka ishte padyshim lojtari më i mirë i takimit, teksa shënoi dy gola, në minutën e 34’ dhe 46’-të pjesës së parë. Hosfenhajmi ngushtoi shifrat në 2-1 me anë të Shulc, por Lewandowski vulosi fitoren e Bayernit në minutën e 87-të, duke shënuar golin e tretë për kampionët e Gjermanisë.