Bayerni mposhti me rezultat minimale Kolnit

24 nëntor 2023 | 22:41

Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore jo shumë të lehtë në transfertë ndaj Koln me shifrat minimale 0-1.

Goli i vetëm i sfidës ka ardhur nga sulmuesi anglez Harry Kane, ku në minutën e 20’, arriti të shënonte me portën e boshatisur.

Edhe pse bavarezët kanë mundur të dominojnë totalisht lojën, duke mos i lënë hapësira fare kundërshtarit, nuk kanë shënuar më shumë se një gol.

Megjithatë, ajo që vlen është fitorja dhe tre pikët, pasi tashmë, në mënyrë provizore, Bayern Munich renditet në vendin e parë me 32 pikë, 1 më shumë se Leverkusen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC, eksperti i sigurisë…