Bayerni mposhti Schalken

09 shkurt 2019 | 20:53

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Schalkes në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesligë.

Në minutën e 12 ishte autogoli nga Bruma që i dha epërsinë Bayernit, në fitoren prej 3 me 1 që shënoi në Allianz Arena, transmeton Koha.net.

Kur po luhej minuta e 25-të Kutucu barazoi shifrat në 1 me 1. Megjithatë Bayerni u kundërpërgjigj për mrekulli pas vetëm dy minutash.

Ishte Lewandowski që riktheu epërsinë e Bayernit pas asistimit nga James Rodriguez.

Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe njëherë përmes Gnabryt, i cili realizoi në minutën e 57 pas asistimit nga Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kësaj fundjave Qendra e Skijimit në Brezovicë, ka pritur…