Bayerni mposhti Schalken, vazhdon garën për të gjithë trofet
03 mars 2020
| 23:23
Bayern Munchenit i ka mjaftuar një gol për të skualifikuar Schalke 04 në takimin çerekfinal të Kupës së Gjermanisë.
Futbollisti i kombëtares gjermane, Joshua Kimich realizoi golin vendimtar të takimit duke goditur fuqishëm në pozicion diagonal dhe topi nuk u ndal nga asnjë prej futbollistëve kundërshtarë.
Bayerni konfirmohet si njëri prej kandidatëve për të kryer tripletë trofesh këtë sezon (kampionat, kupë e Gjermanisë dhe Ligë e Kampionëve).