Bayerni mposhti Werderin. Dortmundi nuk gabon ndaj Freiburgut
01 dhjetor 2018
| 17:31
Bayern Munchen ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Werder Bremen, me rezultat 1-2. Të dy golat për kampionët aktual i shënoi Serge Gnabry, derisa për vendasit golin e vetëm e realizoi Yuya Osako. Në këtë ndeshje ylli i Kosovës, Milot Rashica nuk është aktivizuar fare në lojë.
Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmund që duket se e ka seriozisht garën për titull. “Milionerët” e mposhtën Freiburgun me rezultat 2-0. Golat i shënuan në pjesë e parë nga Marco Reus dhe në pjesën e dytë realizoi Paco Alcacer.
Hannoveri u mposhtë në fushën vetë nga Hertha (0-2), kurse Shtuttgarti mposhti me rezultat 1-0, Augusburgun.
/Epoka e re/