Bayerni mund t’i humbasë Thiagon dhe Mullerin
12 dhjetor 2019
| 14:58
Thiago Alcantara dhe Thomas Muller po mendojnë të largohen nga Bayern Munichu qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutat e kohës po i jep trajneri i përkohshëm, Hansi Flick, andaj e kërkon largimin. Në anën tjetër, Mulleri po luan më shumë nën urdhrat e tij, mirëpo nuk dëshiron ta presë trajnerin e ri dhe të ambientohet me strategjitë e tij.
“SportBild” raporton se nga bavarezët mund të largohen edhe Manuel Neueri e Jerome Boateng që kanë kontrata deri në vitin 2021. Në javët e ardhshme pritet të mësohet më shumë për kontratat e katër lojtarëve të Bayernit.