Bayerni ndalet ndaj Freiburgut, Lewandowski arrin Mullerin

15 maj 2021 | 19:57

Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e golave të mbajtur nga Gerd Muller, pasi ka shënuar golin e tij të 40-ë sezonal në transfertën ndaj Freiburgut, ndërsa Bayerni nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2.

Me titullin kampion të siguruar edhe matematikisht, bavarezët kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit polak, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 26-të, ndërsa Freiburg riktheu baraspeshën me Gulde tre minuta më vonë.

Në pjesën e dytë ishte sërish skuadra e Hansi Flick që kaloi në avantazh, këtë herë me një gol të Leroy Sane, ndërsa vendasit morën një pikë falë golit të Gunter 7 minuta para fundit të ndeshjes.

Siguroi matematikisht mbijetesën Hertha e Berlinit, që nuk shkoi përtej barazimit pa gola në shtëpi ndaj Kolnit, por një pikë ishte e mjaftueshme për të mbetur në elitën e futbollit gjerman edhe sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një refugjat sirian dyshohet ta ketë ngacmuar gruan e njërit…