Bayerni ndalet nga Bielefeldi
Bayern Muecheni javën e kaluar fitoi Botërorin e klubeve, por të hënën nuk ia doli të shënoi fitore në Bundesligë, kampionatin që e dominon për kohë të gjatë. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 21-të të kampionatit gjerman, Bayerni luajti baras, 3:3, me Arminia Bielefeldin.
Madje pikën e ka fituar pas një përmbysje të madhe. Arminia udhëhoqi 2:0 e 3:1, por në fund kampioni aktual i Gjermanisë siguroi barazim.
Michel Vlap kaloi Arminia Bielefeldin në epërsi në minutën e nëntë. Për 2:0 realizoi Amos Pieper në minutën e 37-të.
Robert Lewandowski ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 48-të, ndërsa për 3:1 në të mirë të Arminias shënoi Christian Gebauer (49’).
Bayerni nuk u ndal megjithatë. Corentin Toliso ngushtoi rezultatin në 3:2 në minutën e 57-të, ndërsa shifrat në 3:3 i barazoi Alphonso Davies. Ai shënoi në minutën e 70-të.
Bayerni është i pari me 49 pikë, pesë më shumë se Leipzigu. Bielefeldi renditet i 16-ti me 18 pikë. Fitoi pikë të madhe në garën për ekzistencë.