Bayerni ndalet nga Frankfurti, rihapet gara për titull në Gjermani

20 shkurt 2021 | 17:46

Eintracht Frankfurt thyen Bayern Munchen dhe rihap garën për titull në Gjermani. Kuqezinjtë fituan 2-1 në shtëpi kundër kampionëve në fuqi, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi në Bundesligë.

Vendasit zhvilluan një pjesë të parë fantastike dhe shënuan dy herë me anë të japonezit Daichi Kamada dhe Amin Younes (eurogol i sulmuesit gjerman).

Bayerni reagoi në fraksionin e dytë. Leroy Sane dhuroi “show” në krahun e djathtë në minutën e 53-të dhe dha një asist për Robert Lewandowskin, me polakun që gjeti golin e 26-të sezonal në Bundesligë.

Eintracht ia doli të ruante avantazhin, siguroi tre pikë super dhe tani numëron 42 pikë, shtatë më pak se bavarezët kryesues. Tre ndeshjet e tjera u mbyllën me fitoret e ekipeve udhëtuese: Mainz, Stuttgart dhe Union Berlin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arti shqiptar ka humbur edhe një emër të madh të…