Bayerni ndryshon mendjen për Nubelin

12 korrik 2023 | 11:08

Në dhjetor kërkohej si zëvendës i Manuel Neuer, por tani do të largohet. Bëhet fjalë për portierin 26-vjeçar të Bayern Munchen, Alexander Nubel, i cili pas 2 sezonesh në huazim te francezët e Monacos është rikthyer në “Allianz Arena”, mirëpo jo për shumë kohë.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane, “BILD”, Nubel nuk është lejuar të kryejë ekzaminimet e zakonshme mjekësore para rinisjes së “aventurës” së tij bavareze dhe tashmë “shtatlarti” shihet larg kampionëve të Bundesligas.

Për “gardianin” gjerman interesohet skuadra e Stuttgartit, mirëpo në çfarë do lloj situata bordi i Bayerni ka vendosur, që në kontratën e shitjes, të vendosë një klauzolë, që i lejon ata të blejnë sërish kartonin e Nubelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, ka demonstruar se si…