Bayerni në alarm, lëndimi i Neuerit është serioz

05 shkurt 2019 | 11:05

Manuel Neuer nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Bayer Leverkusen, pasi vuajti një dëmtim në gishtin e madh të dorës së djathtë. Në fillim u mendua për një dëmtim të lehtë dhe portieri do të rikthehej fill pas ndeshjes në Leverkusen.

Të dielën ai ishte në fushën e stërvitjes së bashku me skuadrën. Por, sipas të pranishmëve, ai ka kryer vetëm vrapime dhe pasime me top. Ai ndien ende dhimbje në dorë, duke e mbajtur atë të fashuar. E sigurt është që kapiteni do të mungojë edhe në ndeshjen e së mërkurës ndaj Herthas për Kupën e Gjermanisë.

Shumë tifozë janë tani skeptikë për faktin se portieri nuk do të rikthehet së shpejti me skuadrën. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare. Sipas “Skysport”, dëmtimi i tij është më serioz dhe Neueri do të mungojë rreth tre muaj me bavarezët nëse dëmtimi në dorë është aq i rëndë sa mendohet. Kjo do të thoshte një humbje të sezonit ashtu si në vitin e kaluar.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka pritur në…