Bayerni në fund të ndeshjes shpëton nga humbja
30 shtator 2023
| 21:17
Leipzig dhe Bayern Munich janë ndarë në paqe ditën e sotme.
Vendasit befasuan në fakt bavarezët, pasi mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave fal Openga në minutën e 20’ dhe Lukeba në minutën e 26’.
Në pjesën e dytë , Bayern Munich reagoi dhe gjeti golin e parë në minutën e 57’ me Harry Kane nga pika e bardhë. Disa minuta më vonë, në të 70’, ishte Leroy Sane i cili barazon sfidën në 2-2.
Me pikët e ndara, Bayern renditet në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Leipzig në vendin e pestë me 13 pikë.