Bayerni nënshkruan me Palhinhan
11 korrik 2024
| 12:19
Bayern Munchen ka nënshkruar me mesfushorin Joao Palhinha nga klubi i Premier Ligës angleze Fulham. Reprezentuesi i Portugalisë, i cili mbushi 29 vjeç të martën, ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare që është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
Palhinha u shpreh se kjo është njëra prej ditëve më të lumtura në jetën e tij, teksa do të luajë në njërin prej klubeve më të mëdha në Evropë.
“Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Tani po luaj për një nga klubet më të mëdha në Evropë. Është një ëndërr e realizuar për mua dhe jam shumë krenar për këtë. Jam duke pritur me padurim atmosferën dhe tifozët në ‘Allianz Arena’. Dua të kem sukses me FC Bayern dhe të fitoj tituj – do të jap gjithçka nga vetja”, ka thënë Palhinha.