Bayerni nuk di të fitojë në Bundesliga, Dortmund e pëson humbje të thellë

10 shtator 2022 | 18:23

Janë mbyllur 5 ndeshjet e Bundesligës dhe bie në sy forma jo e mirë e Bayern Munich.

Bayern ka dalë nga shtëpia me vetëm një pikë kundër Stuttgart. Goli i parë erdhi nga skuadra vendase me anë të Tel në minutën e 36-të dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, ka ardhur barazimi nga Stuttgart në minutën e 57-të me anë të Fuhrich.

Në minutën e 60-të, Musiala kalon në avantazh Bayernin. Minutat kaluan dhe Bayern ishte i sigurt për të marrë tre pikët, por befasia ndodh në minutën e 92-të pasi Stuttgart barazon rezultatin me anë të një 11-metërshi.

Dortmund ka humbur me rezultatin 3-0 përballë Leipzig.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Vetëvendosjes në Podujevë, Bedri Maçastena, thotë se Lëvizja…