Bayerni nuk e blen futbollin e Realit
30 prill 2020
| 22:37
Bayerni nuk do ta mbajë mbrojtësin e Real Madridit, Alvaro Odriozolën.
Media pranë klubit spanjoll “AS” raporton se kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk janë bindur për ta blerë futbollistin spanjoll, i cili nuk ka kryer asnjë ndeshje të plotë me “bavarezët”.
Megjithatë, edhe në Madridi duket se ish-lojtari i Real Sociedadit nuk do të gjejë qetësi, teksa trajneri Zidane do të rikthejë mbrojtësin tjetër të krahut të djathtë Ashraf Hakimin dhe për Odriozolën rruga më e mirë mbetet të gjejë një skuadër të re.