Bayerni nuk e largon Choupo-Motingun
Sulmuesi i Bayern Munchen, Eric Maxim Choupo-Moting, pritet të qëndrojë sërish tek “bavarezët”. Kujtojmë që kamerunasi u transferua në Bundesliga tetorin e kaluar dhe firmosi vetëm për një sezon me kampionët gjermanë.
Edhe pse ka luajtur shumë pak, lojtari i ka bindur drejtuesit për t’ia rinovuar kontratën. Sipas raportimit të “Kicker”, mundësitë që ai të qëndrojë në “Allianz Arena” pas këtij sezoni janë shumë të mëdha, duke parë edhe vështirësitë ekonomike për të blerë një sulmues të ri për të zëvendësuar denjësisht Lewandowskin.
Choupo-Moting është aktivizuar deri më tani në 16 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim për shokët e skuadrës. Mbetet për t’u parë se sa do të zgjas kontrata e re për të, por më shumë do të mësojmë gjatë merkatos së verës.