Bayerni nuk është i interesuar për Ronaldon

02 qershor 2022 | 16:08

Bayern Munchen nuk është i interesuar për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

Përkundër zërave që agjenti i lojtarit është duke biseduar me bavarezët për një transferim të mundshëm, klubi ka objektiva të tjerë. Portugezi mund të largohet nga “Old Trafford” në këtë sezon, meqë skuadra e tij, Manchester United, dështoi në arritjen e synimeve sezonalë, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, “Allianz Arena” nuk duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, pasi këta të fundit duan ta sigurojnë një sulmues që garanton paraqitje të mira edhe për vitet e ardhshme, diçka që nuk mund të pritet nga portugezi, marrë parasysh vitet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjashtë muaj burgim…