Bayerni nuk ka të ndalur, Haalandi shpëton Dortmundin nga humbja

20 mars 2021 | 17:49

Bayern Munchen vazhdon të marshojë drejt titullit kampion, kurse Dortmund ngec në transfertë. Fitore fantastike për Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt, që janë në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Kampionët në fuqi thyen 4-0 Stuttgart, edhe pse luajtën me dhjetë lojtarë prej minutës së 12-të, moment kur Alphonso Davies u ndëshkua me karton të kuq. Bavarezët nuk u përmbajtën aspak dhe realizuan katër golat e fitores në pjesën e parë.

Tri herë Robert Lewandowski (35 gola në kampionat për këtë sezon dhe golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Bundesligës), ndërsa pati festë edhe për Serge Gnabry. Një paraqitje fantastike e Bayernit, që edhe me një lojtar më pak tregon se nuk ka kundërshtarë në Gjermani.

Diferenca me Leipzigun e vendit të dytë ka shkuar sërish katër pikë. Koln-Dortmund përfundoi në barazim 2-2. Duda dhe Jakobs realizuan për vendasit, teksa një dygolësh i Erling Haaland (21 gola sezonalë në kampionat për yllin norvegjez) evitoi disfatën e skuadrës mike.

Vendi i pestë me 43 pikë për verdhezinjtë, të cilët ndodhen katër pikë larg zonës Champions League. Eintracht Frankfurt triumfoi 5-2 në shtëpi kundër Union Berlin, sukses që e konfirmon si forcë të katërt në Gjermani.

Andre Silva shënoi një dygolësh për vendasit. Sezon fantastik për sulmuesin portugez dhe 21 gola në kampionat gjatë këtij sezoni. Tre pikë siguroi edhe Wolfsburg pas fitores 1-2 në fushën e Werder Bremen. “Ujqit” renditen në vend të tretë në kampionat. Të tre golat e kësaj përballje u realizuan në pjesën e parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur…