Bayerni nxjerr në shitje katër lojtarë
31 maj 2018
| 15:26
Bayern Munchen është duke planifikuar variantin e shitjes së Thiago Alcantaras gjatë verës.
Ish-futbollisti i Barcelonës duket se ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në klubin katalanas. Prestigjiozja gjermane “SportBild” bënë me dije se edhe Bernat, Boateng dhe Vidal janë në të njëjtën listë në rast se do të vijë një ofertë e mirë.
Te Barça nuk e mohojnë që kanë pasur interes për Thiagon, sepse e dinë që ai do të përshtatet më së miri me skemën e Ernesto Valverdes.