Bayerni nxjerr në shitje Lewandowskin
27 qershor 2022
| 11:41
Sulmuesi Robert Lewandowski me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munchen gjatë këtij sezoni. Bomberi mund të largohet nga Gjermania, por nevojiten 60 milionë euro për të zhbllokuar tratativën.
Polakut i skadon kontrata në vitin 2023 dhe për të evituar largimin me parametër zero verën e ardhshme, “bavarezët” janë të gatshëm që ta shesin.
Barcelona deri më tani ka shkuar deri në shifrën e 40 milionë eurove, por duhet të shtojnë edhe 20 milionë euro për të bindur skuadrën gjermane.