Bayerni nxjerr në shitje Sanen

10 janar 2025 | 16:29

Bayern Munchen nxjerr në shitje Leroy Sane për një shifër që varion 20-25 milionë euro. Kontrata e mesfushorit mbaron në qershor dhe klubi bavarez nuk do që të largohet falas.

28-vjeçari dhe klubi bavarez nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovim, ndaj largimi i tij në verë është i sigurt. Rikthimi i Sane në Premier Ligë eague duket një mundësi reale, ku interesohen Chelsea dhe Liverpool.

Klubi i kuq e sheh si një përforcim për të plotësuar më së miri nevojat sulmuese të Slot, ndërsa Chelsea e konsideron Sanen si lojtarin e duhur në krah, ku blutë kanë pasur mjaft vështirësi këtë sezon.

Bayern mund të ul edhe çmimin e lojtarit duke mos dashur që ai të largohet falas drejt Premier Ligë në verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Dr. Valbona Emini Pllaha “E vërteta që nuk thuhet…