Bayerni ofron 100 milionë euro për Araujon
26 dhjetor 2023
| 11:25
Bayern Munchen synon të përmirësojë repartin e mbrojtjes dhe ka vetëm një emër në mendje, Ronald Araujo. I datëlindjes 1999, në pronësi të Barcelonës, uruguaiani duket se ka magjepsur Thomas Tuchel, i cili po përgatit investimin e çmendur të verës.
Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, në fakt, klubi gjerman do të kishte gati një çek prej 100 milionë eurosh për t’ia rrëmbyer lojtarin klubit katalanas. Araujo ka një kontratë me Barcelona-n deri më 30 qershor 2026.