Bayerni ofron 30 milionë për yllin e Cityt
19 qershor 2023
| 16:30
Klubi kampion i Gjermanisë, Bayern Munchen është duke u përgatitur për transferimin e një mbrojtësi anësor.
Joao Cancelo i përfundon periudha e huazimit, kurse Benjamin Pavard është gjithnjë e më larg “Allianz Arena”, kurse në “radarin” e Bayernit ka rënë mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit në Gjermani, Florian Plettenberg, “bavarezët” janë të gatshëm të ofrojnë një shifër nga 20-30 milionë euro për 33-vjeçarin anglez.