Bayerni ofron 70 milionë për Kane
Bayern Munchen duket se më në fund kanë gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowskit dhe janë gati të ofrojnë një shumë të majme parashë.
Sipas korrespondentit David Ornstein, gjiganti gjerman ka bërë ofertën e parë drejt Tottenham për sulmuesin anglez Harry Kane, e cila përfshin 70 milionë euro plus bonuse.
Kapiteni i Spurs ka qenë subjekt i diskutimeve për një kalim të mundshëm tek Manchester United, ndërsa së fundmi edhe me Real Madrid, pas largimit të Karim Benzema drejt Arabisë.
Bomberi 29 vjeçar sezonin e kaluar arriti të thyej rekordin dhe të bëhet golashënuesi më i mirë në histori skaudrës dhe i dyti në histori të Premier Ligës angleze, duke shënuar 213 gola në 320 ndeshje, teksa para tij qëndron vetëm Alan Shearer me 260.
Megjithatë, Kane mund mos ta ndjekë këtë rekord, pasi ende nuk e ka shijuar asnjë trofe me këtë fanellë dhe kjo mund ta shtyej atë për një aventurë larg Tottenham Hotspur Stadium.
Sulmuesi është futur në vitin e tij të fundit të kontratës aktuale me Spurs, ndërsa këta të fundit nuk dëshirojnë ta humbin falas verën e ardhshme.