Bayerni ofron 80 milionë euro për yllin e Atleticos
Bayern Munchen po kërkon me ngulm të investojë në repartin e mesfushës.
Në 24 orët e fundit, emri i Saul Niguez është përmendur në mediat spanjolle si një opsion i mundshëm për t’iu bashkuar Bajernit. Sipas “As”, Saul dëshiron të largohet nga Atletico e Madridit, këta të fundit i kanë vënë lojtarit një klauzolë 150 milionë eurosh në kontratën e tij.
Një shumë që vështirë të paguhet nga ndonjë klub në Evropë, duke parë dhe gjendjen e keqe financiare të skuadrave si pasojë e pandemisë. Por, Kristian Falk, gazetari që ndjek Bayernin, shkruan se kjo skuadër mund ta joshë lojtarin dhe klubin spanjoll me një ofertë prej 80 milionë eurosh. Kampionët e Gjermanisë shpresojnë shumë te ky transferim dhe besojnë se do të arrihet.
Kjo pasi edhe në të shkuarën ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë me Atletikon që nga koha kur i pagoi 80 milionë euro për mbrojtësin francez Lucas Hernadez, që u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit gjerman. Ndërkohë, me ardhjen e Saulit, Bayerni duhet të mendojë edhe për lojtarët në ikje. Korentin Toliso duhet të shitet përpara se Salihamixhiç të mendojë për të sjellë në skuadër blerjen e re. Francezi mund të shitet në Francë te Lion, por edhe në Itali ku klube si Interi dhe Juventus kanë shfaqur interes për lojtarin.