Bayerni padit “Bild”-in, shkak portieri i Leverkusenit
12 dhjetor 2017
| 10:33
Drejtori sportiv i Bayern Munchenit, Hasan Salihamidziç, ka thënë se janë të pavërteta lajmet e gazetës “Bild” se skuadra e tij do ta transferojë Brend Lenonit gjatë janarit.
Për më shumë, ai tha se do të padisë këtë gazetë për shpifje. “Bild” kishte shkruar se shkaku i lëndimeve të Manuel Neuerit dhe Ulerich, Bayerni gjatë janarit do të transferonte portierin gjerman.
“Këto raportime nuk kanë bazë. Bayern Munichu do të marrë masa ligjore. Ne jemi të kënaqur me portierët tanë”, ka thënë Hamidziç për faqen e klubit.