Bayerni, për hakmarrje kundër Realit

25 prill 2018 | 12:13

Trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes, është i vendosur të arrijë fitore ndaj Real Madridit sonte (e mërkurë) në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Bayerni në dy edicionet e kaluar është eliminuar nga Reali dhe tash synon hakmarrjen ndaj kampionëve aktualë të Evropës. Trajneri veteran ka thënë se është shumë e rëndësishme të arrihet fitorja në ndeshjen e parë. “Unë i kam të gjithë lojtarët në dispozicion para këtij takimi me Realin dhe jemi të fokusuar te kjo përballje që do të luajmë para fansave tanë. E rëndësishme është të fitosh gjithnjë para një ndeshje në Ligës së Kampionëve. Do të jetë një ndeshje e hapur. Për mua nuk ka favorit. Personalisht kam një ndjenjë të mirë. Është një gjysmëfinale mes dy skuadrave, që kanë një traditë të gjatë në Ligën e Kampionëve. Nuk ka favoritë. Ju mund të thoni se Real Madridi është dy herë radhazi fitues i Ligës së Kampionëve dhe ndoshta ka një avantazh, por edhe ne jemi shumë mirë. Ne po luajmë një sezon të jashtëzakonshëm, por duam ta kurorëzojmë me arritjen në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Heynckes.

Ndërsa mbrojtësi i Bayernit, Jerome Boateng, pati lëvdata për Cristiano Ronaldon, për të cilin mendon se është vështirë të neutralizohet krejtësisht. “Ju nuk mund ta neutralizoni krejtësisht, sepse gjithmonë arrin të krijojë shanse në një ndeshje, sepse ai ka një ndjenjë të shkëlqyeshme të largimit. Pra, është e rëndësishme të jemi kompaktë si ekip, për t’i lejuar sa më pak hapësirë që është e mundur një goleadori si ai. Kemi përvoja pozitive dhe negative me të. Me kombëtaren, pothuajse gjithmonë kemi arritur ta neutralizojmë, si në fitoren 4-0, në Kupën e Botës 2014. Me Bayern Munichun nuk na ka ecur aq mirë. Sidoqoftë, Real Madridi nuk është vetëm Ronaldo. Edhe lojtarët e tjerë janë shumë të mirë”, ka deklaruar Boateng.

Ndërsa mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e pranon se “mbretërit” do ta kenë më problem ndaj Bayernit sivjet sesa që e kishin në vitin e kaluar.

“Mendoj se do ta kemi më të vështirë se sezonin e shkuar. Kemi fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, një sukses që vështirë se do ta përsëritë ndonjë skuadër tjetër. E dimë dhe se mund të fitojmë ndaj kujtdo, sepse në Champions transformohemi”, ka thënë Kroos.

Mungesat te Bayerni, përveç Manuel Neuerit, Arturo Vidal, Kingsley Coman, pritet të jetë edhe ajo e David Alabas, kurse te Reali pritet të mungojë mbrojtësi Nacho.

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është renditur në mesin e vendeve me medie pjesërisht…